8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBooking: Nga 1 Nëntori, ata që japin apartamente me qira duhet të...

Booking: Nga 1 Nëntori, ata që japin apartamente me qira duhet të deklarojnë NIPT-in, ndryshe…

Pas kthimit të vendit në një destinacion të preferuar turistik është rritur ndjeshëm numri i individëve që regjistrojnë në Booking apo AirBnb pronat e tyre për t’i dhënë me qira ditore, por pjesa dërmuese e tyre operojnë në informalitet, sipas agjencive imobiliare.

Tashmë midis kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër.

Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.

Ju lutem vini në dispozicion numrin tuaj NIPT brenda 31 Tetorit 2023. Gjithashtu konfirmoni regjistrimin tuaj për taksën e TVSH-së, datën e regjistrimit dhe deklaratën e regjistrimit të TVSH-së brenda 31 Tetor 2023. Nga 1 Nëntori 2023, nëse nuk keni dorëzuar regjistrimin e TVSH-së, konfirmimin që jeni i regjistruar në TVSH, datën dhe një kopje të vërtetimit tuaj të regjistrimit do të aplikojmë 20% TVSh në faturën e komisionit që ju dërgojmë. Ju lutem vini re se kjo ka të bëjë vetëm me faturën e komisioneve që ju dërgojmë, nuk ndikon në TVSH-në që i ngarkohet klientit në çmimin e qëndrimit të tyre në pronën tuaj”, thuhet në njoftimin e Booking.

P.sh. nëse një shtëpi ka një qira ditore 100 euro, Booking merr zakonisht 12-18% komision, ose 12-18 euro.

Tashmë Booking do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, pra 20% të 12-18 eurove, ose 2.4-3.6 euro shtesë.

Këtë shumë Booking do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat