Pas disa muajsh negociatash që nga zgjedhjet e 11 Qershorit javën e ardhshme Mali i Zi do të ketë qeverinë e re të drejtuar nga Miljoko Spajiç.
Në këtë qeveri të re bie në sy bashkëqeverisja mes shqiptarëve , serbëve dhe malazezëve ndërsa jashtë saj janë lënë boshnjakët.
Kështu në bazë të marrëveshjes zyrtare të nënshkruar nga partitë e koalicionit të ri qeveritar.
- Nik Gjeloshaj do të jetë zv/kryeminstër për Politikat Ekonomike si dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik
- Fatmir Gjeka do të jetë ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave
- Marash Dukaj do të vijojë të jetë ministër për Administrateën Publike
- Genci Niman Begu do të mbajë postin e nënkryetarit të parlamentit të Malit të Zi
Kryetar parlamenti do të jetë kreu i partive pro serbe, Andrija Mandiç.
Serbët po ashtu do të kenë në fund të vitit 2024 një post zv/kryeministri si dhe katër poste ministrash në qeverinë e Spajiç.
Me votëbesimin në parlament qeveria e Spajiç do të zë vendin e asaj në detyrë të Dritan Abazoviç.