15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Unagi Kabayaki", mjeshtëria japoneze e gatimit të ngjalës ndalet sot në Vlorë

“Unagi Kabayaki”, mjeshtëria japoneze e gatimit të ngjalës ndalet sot në Vlorë

Me rastin e “Javës së Kulturës Japoneze”, Konsulli i Japonisë në Vlorë, njëherazi President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, z.Avni Ponari organizon sot në qytetin bregdetar një prite, ku mes shumë emrave të njohur të biznesit dhe politikës, do të marrin pjesë shefa kuzhine me famë në Japoni por edhe në mbarë botën.

Jin Ogata dhe Takehiro Shiokawa, shefa të një restoranti ngjalash në Japoni, do të jenë në qytetin e Vlorës për të sjellë aromën dhe shijen e veçantë e kuzhinës japoneze dhe do të demostrojnë LIVE për të pranishmit mënyrën se si përgatitet “Unagi Kabayaki”.

Kjo është një metodë unike e pjekjes së ngjalës në zgarë, mbi prush, pastaj lustrohet me salcë, një përzierje e salcës së sojës, sheqerit dhe mirinit dhe piqet sërish në zgarë.

Është krokante nga jashtë por e lagësht nga brenda dhe serviret sipër orizit të bardhë me salcë.

Pas Vlorës, shefat japonezë të kuzhinës dhe receta e tyre unike, “Unagi Kabayaki”, do të jenë në qytetin e Shkodrës.

“Javës Japoneze e Kulturës” këtë viti nis më 16 tetor dhe përfundon më 21.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat