15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Java Europiane e StartUp-eve”, Avni Ponari rrëfen rrugëtimin e tij në botën...

“Java Europiane e StartUp-eve”, Avni Ponari rrëfen rrugëtimin e tij në botën e sipërmarrjes dhe themelimin e “SIGAL UNIQA”

Një njeri që e njeh mirë riskun, di edhe të ofrojë sigurinë e duhur! Dhe pikërisht ai njeri që është përballur me vështirësitë e natyrës, qëndron në pararojë të tregut të sigurimeve të jetës dhe jo jetës në Shqipëri.

Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group, i ftuar në ambientet e Universiteti Marin Barleti për “JAVËN EVROPIANE TË STARTUP-EVE 2021”, një organizim ky i “TRIPLE CITY”, rrëfeu para të pranishmëve rrugëtimin e tij në biznes, themelimin e kompanisë, investimet ndër vite etj.

Teksa bëri një historik të kompanisë që ka themeluar dhe drejton prej 22 vitesh, z. Avni Ponari ndër të tjera theksoi faktin se nëse sot SIGAL UNIQA është mes Top 100 bizneseve në vend, hapat e tij të para i nisi vetëm me një kapital prej rreth 400 mijë dollarësh dhe me vetëm 5 persona në staf. Ndërsa sot numëron 1936 punonjës në 1136 zyra dhe duke numëruar mbi 500 mijë kontrata dhe mbi 68.5 milionë Euro prime të shkruara për vitin 2020
“SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është themeluar në vitin 1999 ndërsa sot, është kompania më e madhe dhe më e besueshme e Sigurimeve në Shqipëri. Kompania është gjithashtu aktive në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

SIGAL UNIQA Group Austria është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve, i përbërë nga 8 Kompanitë e Sigurimit të Jetës, Jo-Jetës, Risigurimit dhe Fondit Privat të Pensionit, ndërsa udhëheq tregun e sigurimeve me rreth 30%.

Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut SIGAL UNIQA Group Austria është Kompania më e madhe dhe më e besueshme e Sigurimeve me 1936 punonjës në 1136 zyra dhe duke numëruar mbi 500 mijë kontrata dhe mbi 68.5 milionë Euro prime të shkruara për vitin 2020.

SIGAL UNIQA Group Austria është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një nga gjigantët financiarë më të fuqishëm në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke numëruar më shumë se 5,5 miliardë euro prime të shkruara në vit, 23,500 punonjës dhe 15.5 milion klientë në 18 shtete”.

CEO i SIGAL UNIQA Group Austria u shpjegoi studentëve dhe të ftuarve të tjerë të pranishëm disa copëza mjaft domethënëse nga jeta e tij, të cilat i “asfaltuan” rrugën drejt suksesit.

Siç rrëfeu edhe ai, formimi në shkollën e Lartë të Marinës, me shumë se gjithçka tjetër ishte një përgatitje psikologjike për të përballuar çdo lloj vështirësie, edhe atëherë kur duket sikur nuk ka asnjë shpresë.

Teksa u ndal tek tregu i sigurimeve në Shqipëri, zoti Ponari listoi edhe vështirësitë dhe problematikat.

“Mungesa e kulturës dhe informacionit si pasojë e mungesës së edukimit me sektorin financiar.

Mentaliteti dhe niveli kulturor sipas të cilit shteti është përgjegjës dhe duhet të rimbursojë çdo dëm të ndodhur.

Media ka pak informacion mbi sigurimet dhe ato pak informacione janë vetëm për sigurimet e detyrueshme”, tha ai.

Këto sjellin më pas edhe rënditjen e vendit tonë në vendet e fundit sa i përket shpenzimeve për siguracione.

CEO i SIGAL UNIQA u shpreh se vendi ynë renditet në fund të rajonit dhe Europës “me vetëm 35 euro sigurime për frymë, ndërkohë që kontinenti e ka rreth 3000, ndërsa SHBA rreth 6000 dollarë për frymë”.

Në fund të fjalës së tij, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria Avni Ponari kërkoi nga institucionet shtetërore marrjen e masave për mes ligjeve në mënyrë që qytetarët të sigurohen ndaj fatkeqësive natyrore si mënyra e duhur për të parandaluar dëmet financiare si për shtetin ashtu edhe për qytetarët.

Sipas tij, shteti nuk mund të jetë edhe kapitalist, edhe socialist në një kohë duke marrë përsipër rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmetet apo fatkeqësi të tjera natyrore.

I pyetur sa i përket Pensioneve Vullnetare, z.Ponari tregoi atë çfarë ndodh sot jo vetëm në Europë por edhe në Kosovë ku individi ka të drejtë që një pjesë nga paga e tij ta depozitojë në një Fond Privat Pensioni. Kjo, sipas tij, duhet të mbërrijë edhe në vendin tonë i cili është ndër 2-3 vendet e vetme në botë ku qytetari mund të jetë vetëm pjesë e Skemave Shtetërore të Pensionit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat