14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSiguruesit e jo-jetës në Maqedoninë e Veriut, mbi 5 milionë euro dëme...

Siguruesit e jo-jetës në Maqedoninë e Veriut, mbi 5 milionë euro dëme të paguara vetëm në gusht

11 kompanitë e sigurimit jo-jetë në Maqedoninë e Veriut, vetëm gjatë muajit gusht kanë paguar mbi 9800 dëme në vlerë prej 312,5 milionë denarë (5,1 milionë euro).

Krahasuar me gushtin e një viti më parë, kompanitë e sigurimit kanë rritur dëmshpërblimet me 22% (ose 57,3 milionë denarë më shumë, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Sigurimet motorike dhe ato të shëndetit privat mbajnë edhe numrin më të lartë të dëmeve të paguara. Në gusht, në sigurimet motorike janë paguar 63,4 milionë denarë (1,03 milionë euro) dëme të siguruara, ose 58% më shumë se një vit më parë.

Për sigurimet e shëndetit janë paguar 45,1 milionë denarë (mbi 733.000 euro), ose 56% më shumë se gushti 2022.

Për dëmet në prona janë paguar 21,2 milionë denarë (345.000 euro)m ndërsa në sigurimin e “Shëndeti në Udhëtim” kompanitë u kanë paguar të siguruarve 6,3 milionë denarë (mbi 100.000 euro).

Ashtu siç pritej, pjesa më e madhe i takon siguracionin të detyrueshëm motorik, TPL,  me 153,8 milionë denarë (2,5 milionë euro), ose 17% më shumë se vitin e kaluar.

Sa i përket kompanive, UNIQA rezulton mes 4 kompanive që paguajnë më shumë dëme duke zënë 12% të totalit.

LEXO EDHE: CEO i “UNIQA Macedonia”/ Azizi: Të parët në Maqedoninë e Veriut për pagesën e dëmeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat