14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSkutera elektrikë me qira/ Siguruesit gjermanë të shqetësuar nga numri i lartë...

Skutera elektrikë me qira/ Siguruesit gjermanë të shqetësuar nga numri i lartë i aksidenteve

Monopatinat dhe skuterat elektrikë të dhënë me qira shkaktojnë dukshëm më shumë aksidente sesa skuterët e përdorur privatisht.

Kështu thotë një analizë nga Shoqata Gjermane e Sigurimeve (GDV).

Sipas analizës, ata janë përgjegjës për më shumë se gjysmën e të gjitha aksidenteve të skuterëve elektronikë, megjithëse vetëm 1 në 4r skuterë në Gjermani i përket një flote me qira.

Sipas të dhënave të GDV-së, në vitin 2022, rreth 571,000 monopatina dhe skuter elektrikë të siguruar në pronësi private shkaktuan rreth 1,850 dëme, ndërsa 193,000 skuterë me qira shkaktuan rreth 2,350 dëme.

Ne kemi një problem sigurie dhe ky problem vjen kryesisht nga përdoruesit e flotës me qira në qytetet e mëdha”, thotë Drejtori Menaxhues i GDV Joerg Asmussen.

Një çështje tjetër lind nga ndërveprimi i e-skuterëve me këmbësorët, pasi sipas shifrave të Zyrës Federale të Statistikave ata duket se përplasen me këmbësorët më shpesh sesa çiklistët.

Kjo tregon se shumë shoferë të skuterëve elektronikë nuk përdorin korsinë e dedikuar por më tepër trotuarin, edhe pse kjo është pikërisht është e ndaluar”, thotë Asmussen.

Sipas shifrave të GDV-së, kur e-skuterët aksidentojnë qytetarë të tjerë dëmet janë edhe më të mëdha.

Mesatarisht, lëndimet personale rezultojnë në shpenzime mbi 13,000 euro”, thotë Asmussen.

Siguruesit në Gjermani mendojnë se numri i aksidenteve nga këto mjete është edhe më i lartë por për shkak se drejtuesit e tyre nuk kompensohen me sigurimin e përgjegjësisë për mjetet motorike, nuk kanë ndonjë shifër konkrete.

LEXO EDHE: “Java Europiane e Lëvizshmërisë”/ Monopatinat një mënyrë e shkëlqyer “green” udhëtimi, 10 rregullat e sigurisë që duhet ti respektoni

Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, Italia e ka bërë të detyrueshme pajisjen me siguracion edhe për këto mjete transporti që po përdoren në masë edhe në Shqipëri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat