7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRenditja e spitaleve më të mira në botë/ Shtetet e Bashkuara të...

Renditja e spitaleve më të mira në botë/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye, ndjek Italia

Një listë e spitaleve më të mira në botë duke filluar nga onkologjia, kardiologjia, pediatria dhe deri tek neurologjia.

Në renditjen e publikuar nga Newsweek, janë mbledhur vlerësimet e një paneli ekspertësh të përbërë nga mjekë dje gazetarë shkencorë që kanë analizuar më shumë se 2300 spitale në 28 vende të ndryshme të botës duke u mbështetur në treguesit e performancës, si dhe në rezultatet e hetimeve ndërkombëtare mbi opinionet dhe eksperiencat e pacientëve dhe personelit mjekësor.

Në mënyrë të vecantë 12 klasifikimet parashikojnë një renditje të 300 spitaleve më të mira në botë për onkologjinë dhe kardiologjinë, 250 për pediatrinë, 150 për kardiokirurgjinë, endokrinologjinë dhe 125 për neurologjinë, neurokirurgjinë, ortopedinë, pneumologjinë dhe urologjinë. Në fund renditen dhe 100 spitalet më të mira për gjikenologjinë.

Në krye të cdo renditjeje janë spitalet amerikane me struktura si “Mayo Clinic” në Rochester, “Cleveland Clinic” dhe “Johns Hopkins Hospital” në Baltimorë. Por të pranishëm në këto klasifikime janë dhe spitalet italiane më shumë se ato të Francës, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në krye të listës të spitaleve që kurojnë tumoret janë tre amerikane: “Anderson Cancer Center”, Houston; ”Memorial Sloan Kettering Cancer Center”, New York dhe “Mayo Clinic”, Rochester.

Dhe në kardiologji janë spitalet amerikane që rrëmbejnë vendet e para sërish me “Mayo Clinic”, “Cleveland Clinic” dhe “Johns Hopkins Hospital”.

Rënditja e plotë

LEXO EDHENovacion dhe risi/ Nga “Sigurimi anti-Tumor” tek mjeku në celularin e kujtdo, pse Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat