17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJaponia thyen sërish rekord/ Numri i 100-vjeçarëve kalon shifrën 92 mijë

Japonia thyen sërish rekord/ Numri i 100-vjeçarëve kalon shifrën 92 mijë

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni e ka kaluar shifrën 92.000 për herë të parë, duke shënuar rekord për të 52-in vit me radhë, është thënë në një raport të Qeverisë japoneze të premten.

 

Numri i personave mbi 100 vjeç është rritur për 1.613 në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 92.139, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Tokio.

Sipas sondazheve të fundit, rreth 88 për qind e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra. Jetëgjatësia e grave në Japoni është rreth 87 vjet, ndërsa për burrat 81 vjet.

 

Japonia është përballur me rritje të shpejtë të numrit të 100-vjeçarëve, prej kur Qeveria ka nisur t’i mbledhë të dhënat më 1963, në atë kohë kanë qenë vetëm rreth 153 persona në atë moshë.

Por përse janë japonezët kaq jetëgjatë?

Sistemi shëndetësor në Japoni është ndër më të mirët në botë. Për këtë arsye, ekonomia e tretë globale ka popullsinë me jetëgjatësinë më të madhe që e kanë kaluar moshën 100 vjeç.

Zhvillimi i sistemit gjithëpërfshirës të kontrollit shëndetësor mendohet se është një nga arsyet pse Japonia është lidere në botë edhe për jetëgjatësinë. Kjo pasi qëllimi kryesor i check up-it është ruajtja e shëndetit në tre mënyra kryesore: zbulimi i hershëm i sëmundjeve të rënda, siç është edhe kanceri, zbulimi i sëmundjeve të lidhura me stilin e jetesës dhe konfirmimi i gjendjes shëndetësore.

Të gjithë qytetarët japonezë dhe banorët e huaj që jetojnë në Japoni kanë të drejtë të kenë kujdes shëndetësor me çmime të arsyeshme, mujore, e cila përfshin edhe një kontroll vjetor ose siç e quajmë ndryshe “Check Up”.

Të njëjtin protokoll që ndiqet në Japoni sot e gjeni edhe në Shqipëri, falë SIGAL UNIQA Group Austria.

Përmes paketave të “TeleShëndet” ju keni mundësinë të kryeni check up-in vjetor në klinikat dhe spitalet më të mira në Shqipëri sipas protokollit japonez.

Çfarë përfshin “Protokolli Japonez”? 

  1. Analiza e CEA – antigjeni carcinoembryonic është një ndër mënyrat që përdoret për të vlerësuar një rikthim të mundshëm të tumorit.

Çfarë mat analiza?

CEA është një proteinë në trup, e cila gjendet në sasi të lartë te fetusi. Pas lindjes niveli i saj ulet. Në moshë adulte, niveli i CEA-s është i ulët, por ne rastin e disa llojeve kanceri, ajo mund të rritet. Analiza ndihmon të kuptojmë nëse kanceri është duke u rritur ose duke u përhapur në pjesë të tjera të trupit. Gjithashtu është një tregues i rëndësishëm për përgjigjen ndaj trajtimit.

 

  1. CA 15-3 është një markues tumoral, që përdoret për të monitoruar pacientët me tumor gjiri dhe për të vlerësuar efikasitetin e mjekimit.

 

  1. CA 125 është një shënues i tumorit ovarian.

Markeri i tumorit ovarian dhe vlerat e testit CA 125 janë të dobishme për monitorimin e sëmundjes në pacientët me karcinomë të qelizave epiteliale të vezoreve.

 

  1. Analiza CA 19-9 mat sasinë e kësaj proteine në gjak.

 

Njerëzit e shëndetshëm mund të kenë sasi të vogël të CA 19-9 në gjak. Ndërsa nivel i lartë i CA 19-9 mund të jetë shenjë e një kanceri të traktit gastrointestinal.

 

Niveli i lartë i CA 19-9 mund të ndodhë edhe në gjendje të pa lidhura me kancerin, si gurët e tëmthit ose cirroza hepatike.

Pikërisht se niveli Ii lartë I CA 19-9 mund të lidhet me disa gjendje të ndryshme shëndetësore që nuk janë gjithmonë të lidhura me një kancer, kjo analizë nuk mund të përdoret për qëllim depistues të tumoreve gastrointestinale.

CA 19-9 rekomandohet kryesisht për të monitoruar efektet e trajtimit për lloje të ndryshme të tumoreve gastrointestinale.

Përse na ndihmon CA 19-9?

Analiza për të matur nivelin e CA 19-9 na ndihmon në:

  • Monitorimin e trajtimit për disa lloje tumoresh gastrointestinale. Vlera e CA 19-9 rritet zakonisht me rritjen e tumorit dhe zvogëlohet me zvogëlimin e tij.
  • Parashikimin e sjelljeve të tumorit.
  • Ndjekjen periodike të pacientëve me kancer te traktit gastrointestinal.
  • Diagnostikim, kur kombinohet me ekzaminime të tjera plotësuese.

Si e ofron SIGAL UNIQA këtë mundësi unike për Shqipërinë dhe jo vetëm?

Përmes aplikacionit “TeleShëndet”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, klientët e SIGAL UNIQA jo vetëm që mund të komunikojnë me mjekun 24 orë të ditës në 7 ditë të javës, të përfitojnë nga uljet dhe bonuset por edhe të kryejnë CHECK UP-in sipas “Protokollit Japonez” në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri.

Nxitoni dhe bëjeni tuajin këtë mundësi që në Shqipëri nuk e ofron askush përveç SIGAL UNIQA Group Austria-s.

Për më shumë informacione, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat