13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVjeshta shton pacientët tek pediatri/ "TeleShëndet", zgjidhja ideale për çdo prind

Vjeshta shton pacientët tek pediatri/ “TeleShëndet”, zgjidhja ideale për çdo prind

Ardhja e vjeshtës ka shtuar numrin e pacientëve të vegjël që kanë nevojë për ndihmën e mjekut.

Temperatura e lartë apo problemet në rrugët e frymëmarrjes janë vetëm disa prej simptomave kryesore sipas mjekes pediatre Sonila Brati.

“Këto që predominojnë këto ditë janë temperaturat shumë të larta tek fëmijët që kanë thjesht temperaturë dhe asnjë lloj simptomatike tjetër. Pastaj kemi raste të infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore që kanë predominuar gjatë gjithë peridhës së verës dhe vazhdojnë edhe gjatë shtatorit. Këto ditë kemi parë fëmijë që janë paraqitur tek ne me diare, të vjella, temperaturë që ka shkuar nga tre deri ne pesë ditë.  Shohim një rikthim të Covid-19, pra Covidi është kthyer që nga periudha e Gushtit sepse Qershorin dhe Korrikun ne e kemi pasur me viroza, por jo me Covid-19 pavarësisht se ne bënim tampone dhe pjesa më e madhe dilnin negative”, thotë mjekja për TV Klan.

Duke qenë se na ndajnë pak ditë nga nisja e shkollës, specialistët rekomandojnë kujdes më të shtuar ndaj fëmijëve.

“Kur shkolla fillon dhe fëmijët kthehen me kapacitete të plota, problemet shtohen. Duhet të bëjnë kujdes, të shmangin ambjentet me shumë njerëz siç ne jua themi gjithmonë. Duhet të eliminojnë kopshtin dhe çerdhen kur fëmija është i sëmurë. Të mbajë në kontroll temperaturën. Kujdes duhet të bëjmë edhe për shkak të ndryshimit të temperaturave nga mëngjesi, darka dhe dreka shpeshherë bëhen shkak për një rikthim apo për një problematikë tek fëmijët.”

Mesatarisht çdo ditë tek mjeku pediatër paraqiten rreth 30 fëmijë në ditë vetëm në një qendër shëndetësore.

Për t’ju ardhur në ndihmë prindërve në të tilla raste mendon SIGAL UNIQA Group Austria, e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron shërbimin TeleShëndet.

Ky i fundit jo vetëm që ju mundëson që mjekun ta keni kudo dhe kurdo me vete, por ju ofron mundësi të pafundme në spitalet dhe klinikat më të mira në vend.

Për më tepër që tani nis edhe shkolla, “TeleShëndet për Nxënës” do të ishte dhurata e duhur për fëmijën tuaj.

Nëse edhe ju keni pyetje apo shqetësime shëndetësore dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekë të licensuarshkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android dhe provoni këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jashtë Shqipërisë, për punë apo turizëm. Mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat