14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPublikohet raporti i rradhës nga AMF/ Grupi SIGAL UNIQA, lideri i sigurimeve...

Publikohet raporti i rradhës nga AMF/ Grupi SIGAL UNIQA, lideri i sigurimeve në Shqipëri

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Kjo vërtetohet edhe një herë nga raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), e cila në raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve janar-korrik 2023, tregon qartë se si në Sigurimet e Jo-Jetës ashtu edhe në ato të Jetës, Grupi SIGAL UNIQA mbetet në krye mes 12 kompanive si për primet e shkruara ashtu edhe dëmet e paguara tek klientët.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, që janë edhe segmenti më i madh i tregut duke zënë 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun me 28%. Ndërsa SIGAL LIFE kryeson tregun e Jetës duke zënë 46% të totalit të tij.

NDARJA E TREGUT

Edhe në dëmshpërblimet e klientëve, Grupi SIGAL UNIQA mbetet në krye duke paguar mbi 23% në Sigurimet e Jo-Jetës dhe mbi 51% te Sigurimet e Jetës.

DËMET E PAGUARA 

LEXO EDHERritet pesha e sigurimeve vullnetare/ SIGAL UNIQA, mbetet kompania më e preferuar

Që prej vitit 1999, kur nisi edhe aktivitetin e saj në Shqipëri, për ta zgjeruar më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, SIGAL UNIQA ka treguar se është një kompani e cila jo vetëm mbledh të ardhura, por i kthen mbrapsht ato në shoqëri, jo vetëm përmes dëmshpërblimit të klientëve por edhe për komunitetin, duke ndihmuar dhe mbështetur financiarisht aktivitete të llojeve të ndryshme. Sepse të tilla duhet të jetë kompanitë e mëdha.

LEXO EDHE: FOTO/ Me “SIGAL UNIQA” sponsor gjeneral, Vllaznia prezanton zyrtarisht uniformat e reja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat