20.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria mbushet me turistë, shqiptarët udhëtojnë jashtë/ Polica Kufitare dhe Kartoni Jeshil...

Shqipëria mbushet me turistë, shqiptarët udhëtojnë jashtë/ Polica Kufitare dhe Kartoni Jeshil pësojnë rritje, SIGAL UNIQA ruan lidershipin

Ndërsa këtë verë Shqipëria ka shënuar një rekord sa i përket numrit të turistëve të huaj, një numër shumë i lartë shqiptarësh kanë preferuar të udhëtojnë jashtë gjatë sezonit veror.

Një prej treguesve që e shpreh shumë qartë këtë trend është Siguracioni “Kartoni Jeshil”, sigurimi që paguan ccdo mjet me targa shqiptare që del jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Numri i kontratave të “Kartonit Jeshil” për këtë verë është thuasje 50% më i lartë nga një vit më parë.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se produkti “Karton Jeshil në periudhën janar-korrik 2023 pati një rritje të numrit të kontratave prej 48.25% krahasuar me janar-korrik 2022. Kjo u shoqërua edhe me një rritje prej 4.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.

Në total, për 7 muajt e parë të vitit janë paguar rreth 10 milionë euro në portofolin e “Kartonit Jeshil”.

Me 25% të tregut dhe mbi 89 Milionë lekë dëme të paguara, SIGAL UNIQA mbetet kompania më e madhe edhe në këtë produkt për 7-mujorin 2023.

 

Trend të përafërt në rritje ka shënuar edhe produkti i “Polica Kufitare”.

Për periudhën janar-korrik 2023, pati një rritje 4.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 18.40%.

Edhe në këtë produkt, kompania e sigurimeve që kryeson tregun është gjithashtu SIGAL UNIQA, e cila ze mbi 19% të totalit ku operojnë 8 kompani.

Sa i përket tregut të sigurimeve motorikenë total, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 7,5 miliardë lekë, rreth 75 milionë euro, ose 7.81% më shumë se në periudhën janar-korrik2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Siç ka ndodhur prej 25 vjetësh tashmë, edhe në sigurimet motorike SIGAL UNIQA Group Austria mbetet lidere në treg.

LEXO EDHE: Publikohet raporti i rradhës nga AMF/ Grupi SIGAL UNIQA, lideri i sigurimeve në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat