14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKu ndryshon varianti i ri i Covid-it që ka shqetësuar shkencëtarët

Ku ndryshon varianti i ri i Covid-it që ka shqetësuar shkencëtarët

Një variant i ri Covid që po shkakton shqetësim tek shkencëtarët për shkak të numrit të madh të mutacioneve është zbuluar dhe në Londër.

Varianti, i quajtur BA.2.86, është zbuluar përmes sekuencës gjenetike, edhe pse vetëm një pjesë e vogël e sekuencave të tilla janë raportuar deri më tani.

I pari u raportua në Izrael dhe më pas në Danimarkë dhe SHBA.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka konfirmuar se varianti ishte zbuluar dhe në Britani.

Meera Chand, zëvendësdrejtoresha e UKHSA, tha se “ne jemi në dijeni të një rasti të konfirmuar në MB. UKHSA aktualisht është duke ndërmarrë një vlerësim të detajuar dhe do të japë informacion të mëtejshëm në kohën e duhur.”

Sipas një vlerësimi të rrezikut, të publikuar të premten nga UKHSA, rasti i Mbretërisë së Bashkuar nuk kishte histori udhëtimi të kohëve të fundit dhe më shumë informacion pritet të jepet në javët e ardhshme.

Sipas shkencëtarëve, ngjashmëria e sekuencave gjenetike në vende të ndryshme nënkupton një rritje të shpejtë të rasteve.

Gjithsesi, aktualisht, tha agjencia, nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar ashpërsinë ose shkallën e imunitetit të BA.2.86 krahasuar me variantet e tjera në qarkullim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të enjten se po caktonte BA.2.86 një “variant nën monitorim” ndërsa Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë raportuar në mënyrë të ngjashme se po e vëzhgojnë nga afër variantin pasi u zbulua në Michigan.

Përveç pyetjeve të pazgjidhura mbi ashpërsinë e variantit, është e paqartë nëse do të bëhet forma dominuese e virusit.

Profesor Francois Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës UCL, tha se BA.2.86 ishte lloji më i vecantë  i Covid që bota ka dëshmuar që nga shfaqja e Omicron.

“Skenari më i besueshëm është se varianti fitoi mutacionet gjatë një infeksioni afatgjatë në një person të imunizuar më shumë se një vit më parë dhe më pas është përhap përsëri në komunitet”, tha ai.

“BA.2.86 që atëherë me siguri ka qarkulluar në një rajon të botës me mbikëqyrje të dobët virale dhe tani është eksportuar në mënyrë të përsëritur në vende të tjera në botë.”

Profesori tha se edhe në skenarin më të keq, nuk pritet që ky variant të shkaktojë një valë të madhe rastesh si Alfa, Delta ose Omicron.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat