Një 75-vjeçar italian ka humbur jetën pasi u pickua nga një grerëz në shtëpinë e tij.
Mediat italiane bëjnë të ditur se i moshuari humbi jetën nga shoku anafilaktik nga pickimi i një grerëze.
Pas pickimit ai telefonoi djalin e tij që jeton në banesën ngjitur: “Diçka më ka thumbuar, por tani jam mirë”.
Menjëherë pas telefonatës, ai u rrëzua në divan.
Për të hyrë në shtëpi, zjarrfikësit përdorën shkallë duke zbritur nga dritarja e papafingos, që ishte e hapur.
Në kohën kur personeli mjekësor arriti në dhomën e ndenjes, 75-vjeçari kishte vdekur.
Çfarë duhet të bëjmë kur na pickon grerëza
Pickimi i një grerëze mund të jetë diçka e padëmshme për shumë prej nesh, ashtu si mund të vendosë në rrezik jetët e shumë të tjerëve. Për t’u siguruar që asgjë e keqe nuk do t’ju ndodhë bëni mirë të dini ndihmën e shpejtë që jepet në kësi rastesh.
Nëse e dini që pickimi i grerëzës ju bën alergji duhet patjetër të merrni ndihmën e shpejtë.
Nëse ndjeni marramendje, gjuhën e fryrë, lëkurë acaruar duhet të bëni një gjilpërë. Pickimi i një insekti mund t’ju marrë dhe jetën.
Hiqni thumbin
Grerëzat lënë pas pickimit dhe thumbin e tyre (në të shumtën e rasteve). Kini kujdes mos këpusni thumbin, por sigurihuni ta hqini të gjithin me ndihmën e një pickatoreje.
Bëni kompresa të ftohta
Inflamacioni dhe ënjtja pas një pickimi janë të pashmangshme, por ato mund të minimizohen duke aplikuar diçka të ftohtë në zonën e prekur. Zgjedhja më e mirë do të ishte akull i mbështjellë në një copë, por nëse kjo nuk është e mundur, mund të përdorni çdo objekt metalik.
Trajtoni lëkurën ku grenza ju ka pickuar
Lani lëkurën me sapun dhe më pas mund ta mbuloni zonën e pickuar me një pastë të formuar me sodë buke dhe ujë. Pasta e dhëmbëve dhe mjalti gjithashtu kanë veti qetësuese.
Merreni ilaçe
Analgjetikët dhe antihistaminet janë të domosdoshëm për lehtësimin e dhimbjeve dhe reduktimin e një reaksioni alergjik.