17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPagesat me e-banking dominojnë transfertat bankare për të dytin tremujor radhazi

Pagesat me e-banking dominojnë transfertat bankare për të dytin tremujor radhazi

Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike po kryesojnë në mënyrë të qëndrueshme strukturën e pagesave bankare këtë vit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga rreth 3.3 milionë transferta kreditimi të kryera nga klientët e sektorit bankar, 56% e tyre ose rreth 1.85 milionë veprime në total u kryen në formë jo-letër.

Transfertat në formë jo-letër përfshijnë transferta që kryhen pa praninë fizike të klientit në bankë, nëpërmjet shërbimeve të internet banking dhe mobile banking. Pesha e veprimeve nga kanalet elektronike ishte pothuajse e njëjtë me tremujorin e parë të vitit, kur për herë të parë transfertat në formë jo-letër kaluan ato në formë letër.

Ndërkohë, gjatë tremujorit të dytë të vitit u regjistrua edhe një rritje e peshës specifike të transfertave elektronike në vlerë. Rreth 35% e vlerës së përgjithshme të transfertave u krye nëpërmjet veprimeve të distancë, nga 33% e që kishte qenë pesha e tyre në tremujorin e mëparshëm.

Zhvendosja e transfertave bankare drejt kanaleve elektronike shënon një pikë të rëndësishme kthese në marrëdhënien e publikut shqiptar me shërbimet bankare.

Përdorimi i kanaleve online kursen kohë dhe është një zhvillim i rëndësishëm për shmangien e radhëve të klientëve në sportelet e bankave, duke i shfrytëzuar këto sportele vetëm për marrjen e atyre shërbimeve dhe produkteve ku prania fizike është vërtet e domosdoshme.

LEXO EDHE: Mbi 4 milionë pagesa me kartë në janar-maj/ Rritje edhe e shitjeve të siguracioneve online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat