Nënçmimi i fortë euros në raport me lekun ka lehtësuar kostot e shqiptarëve për udhëtimet jashtë kufijve, gjë që është reflektuar edhe te sigurimet e mjeteve që dalin nga territori shqiptar.
Për periudhën janar qershor të këtij viti, është rritur me më shumë se 50% numri i kontratave të siguracionit “Kartonit Jeshil”, i detyrueshëm për çdo mjet që del jashtë nga territori shqiptar.
Kjo vihet re nga të dhënat e raportit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi treguesit e tregut të sigurimeve në vend për gjysmën e parë të këtij viti.
Produkti “Karton Jeshil” në muajin janar-qershor 2023 pati një rritje prej 5.52% të vëllimit të primeve të shkruara bruto.
Kjo u shoqërua nga një rritje te numrit të kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kompania e sigurimeve që kryeson tregun edhe në këtë klasë sigurimi është SIGAL UNIQA Group Austria.
Sa i përket siguracionit “Sigurim Kufitar”, në periudhën janar-qershor 2023, pati një rritje 7.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-qershor 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 21.43%.
Edhe në këtë klasë sigurimi, mes 8 kompanive në treg, SIGAL UNIQA rënditet e para.
LEXO EDHE: Mbi 5,2 miliardë lekë dëme të paguara në 6 muaj/ SIGAL UNIQA, lidere edhe në sigurimet motorike