Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Ministria e Brendshme njofton mbi përfundimin e kontratës koncesionare të prodhimit të dokumenteve biometrike me datë 31 Korrik 2023.
“Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”, njofton MB.
Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023.
Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat do të gjenden në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.
Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” janë të angazhuara të garantojnë standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me karta identieti dhe pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.