13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti “ndan në dysh” Italinë/ Një pjesë "digjet", pjesa tjetër me stuhi...

Moti “ndan në dysh” Italinë/ Një pjesë “digjet”, pjesa tjetër me stuhi dhe breshër sa një top tenisi

Guvernatori Luca Zaia njoftoi se 110 persona u lënduan në rajonin verior të Venetos për shkak të breshrit që theu xhamat e makinave dhe shkaktoi dëme të tjera të konsiderueshme materiale. Shoqata Italiane e Fermerëve (Coldiretti) Dega Veneto tha gjithashtu se fushat bujqësore dhe vreshtat në rajonet veriore ishin prekur nga breshëri i fortë.

Forcat e mbrojtjes civile paralajmëruan gjithashtu për stuhi të mundshme, breshër dhe erëra të forta në rajonet e Lombardisë, Venetos, Friuli Venezia Giulia, Provinca Autonome Bolzano dhe Emilia Romagna. Nga ana tjetër, Italia qendrore dhe jugore vazhduan të jenë nën nxehtësinë ekstreme me origjinë nga Afrika.

Ministria e Shëndetësisë në një paralajmërim publik shpalli 19 qytete në kontrollin e nxehtësisë ekstreme të nivelit “të kuq”, nga 23 sa ishin të enjten pasi temperaturat rekorde filluan të ulen, shkruan AA.

Sipas ministrisë, 18 qytete do të jenë në kategorinë “e kuqe” gjatë fundjavës. Ndërkohë, raportohet se, temperaturat e larta, të cilat kanë kapluar rajonin gjatë javës së kaluar, mund të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, me disa zona që arrijnë 45-47°C.

LEXO EDHE: Bota po “mbinxehet” – Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre/ Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat