Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit po vazhdon i pandalshëm edhe këtë javë.
Euro ka zbritur tashmë shumë afër pragut të 100 lekëve dhe rënia e saj po tërheq pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit, monedha Europiane u këmbye të enjten me 100.2 lekë, duke prekur minimumin e radhës historik.
Edhe Paundi Britanik preku një minimum të ri historik, teksa këmbehet në vlerën e 114.8 lekëve.
Dollari Amerikan ka zbritur në 89.5 lekë, duke shënuar një rekord të ri që prej fundit të vitit 2008.
Edhe Franga Zvicerane shënoi një minimum të ri shumëvjeçar, duke prekur vlerën më të ulët që prej vitit 2009. Franga këmbehet me 103.5 lekë.