Në një kohë kur pjesa më e madhe e globit është përfshirë nga temperaturat ekstreme, në disa pjesë të tij ndodhin edhe çudi, si në rastin e veriut të Italisë, në rajonet e Padovas, Trevisos dhe Venezias.
Stuhitë e fuqishme rrëzuan pemët në Belluno një ditë më parë, ndërsa pasditen e sotme banorët në disa zona të rajonit, shtangën nga breshëri sa një kokërr portokall.
Era kapi shpejtësinë 188 km/orë ndërsa dëmet e shkaktuara janë të më mëdha.