14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla detare dhe peshkimit...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla detare dhe peshkimit në Vlorë

Vendi unë që prej orëve të mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu.

Si pasojë e kushteve atmosferike në Vlorë është urdhëruar ndalimi i lundrimit të mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit ditën e sotme dhe të nesërme.

Era e fortë në qytetin bregdetare ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla.

Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për 24 orët në vazhdim në datat 07-08.10.2021 në drejtimin J-JL në forcën 6-7bft /10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge deri 1.50-3.50 metra :

NDALOHET DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT DHE MARJEN E MASAVE.

Njoftohen të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 07-08.10.2021.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjiun e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 08.10.2021 / 22:00”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kapitenerisë.

Lexo edhe: Nuk ka ndodhur kurrë më parë në Evropë/ 742 mm shi ra në Itali në vetëm 12 orë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat