Një i ri shqiptar humbi tragjikisht jetën në Mykonos të Greqisë, si pasojë e një aksidenti me makinë.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për një 27-vjeçar, megithatë identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Në rrethana ende të paqarta, ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas në anë të rrugës.
Përplasja ishte aq e fortë sa i riu përfundoi jashtë mjetit, duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.
27-vjeçari mësohet se jetonte prej shumë vitesh në Mykonos dhe punonte si kamarier në një lokal të ishullit.