-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetElbasan, linja e tensionit të lartë bie mbi banesa dhe djeg pajisjet...

Elbasan, linja e tensionit të lartë bie mbi banesa dhe djeg pajisjet shtëpiake. Kush i paguan dëmet?

Shkëputja e një kabulli të tensionit të lartë nga shtylla, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi në zonën e Bradasheshit në Elbasan.

Linja e tensionit të lartë ka rënë mbi banesat e banorëve të zonës dhe vetëm fati ka shpëtuar fëmijët dhe familjarët që janë gjendur në banesa në ato momente.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa banorët janë alarmuar, pasi shkëputja e kabullit dhe rënia e tij mbi banesat ka shkaktuar panik dhe frikë.

Banorët janë shprehur së thuajse të gjitha pajisjet e tyre elektroshtëpiake dhe linjat elektrike të banesave janë djegur pasi kabulli i rënë ka pasur kontakt me linjat e banesave duke rritur voltazhin.

Kush paguan për dëme të kësaj natyre?

Sot, qytetarët nuk janë të mbrojtur nga dëmet që mund të shkaktojnë luhatjet e tensionit apo mungesa e tij. Kontratat e shitjes janë të njëanshme dhe OSHEE as do t’ia dijë se çfarë përgjegjësish burojnë nga ndryshimi i tensionit apo mungesa e tij.

Ndaj ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një ligj mbi përgjegjësitë, duke përcaktuar nivelet e pagesave dhe limitet e tyre dhe duke përfshirë të gjitha fushat, në mënyrë që në rast dëmi qytetari të ketë një derë ku të trokasë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat