1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHolanda, investitori më i madh në Shqipëri për 2023

Holanda, investitori më i madh në Shqipëri për 2023

Holanda rezulton të vijojë të jetë investitori më i madh i huaj në Shqipëri edhe për tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë investimet holandeze për periudhën Janar-Mars 2023 arritën vlerën e 62 milionë eurove ose 20% të fluksit total të investimeve të huaja në vendin tonë.

Investimet e kompanive me aksionerë holandezë u dyfishuan krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022 nënvizon raporti i Bankës Qendrore. Stoku i investimeve holandeze ka arritur në rreth 1.94 miliardë Euro, në fund të tremujorit të parë të 2023.

Kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Gjithashtu, Holanda është një vend i preferuar për regjistrimin e kompanive sepse legjislacioni atje garanton një shkallë të lartë konfidence lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani. Edhe për këtë arsye, disa prej kompanive që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri rezultojnë të regjistruara në Holandë.

Banka e Shqipërisë në raport thekson se Italia renditet pas Holandës, me 43 milionë Euro investime të huaja, me rritje 43% me bazë vjetore në periudhën Janar-Mars 2023.

Investimet italiane orientohen në aktivitetet e shërbimeve. Ndërsa Turqia ka kaluar në investitorin e tretë më të madh me 35 milionë Euro dhe rritje 9.4%.

Gjermania e cila në 2022 ishte investitori i tretë më i madh pas Holandës dhe Italisë ka shënuar një rënie të ndjeshme me 77% të fluksit të investimeve, duke sjellë vetëm 9 milionë Euro në tre muajt e parë të 2023.

Bizneset austriake kanë sjellë 23 milionë Euro investime në fillimin e 2023, ndërsa ato të Francës dhe Kosovës secila me nga 11 milionë Euro vihet re në raportin e Bankës së Shqipërisë.

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat