16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet klimatike, një këmbanë e fortë alarmi/ Spanja goditet nga stuhi të...

Ndryshimet klimatike, një këmbanë e fortë alarmi/ Spanja goditet nga stuhi të fuqishme

Rajoni juglindor i Murcias në Spanjë është goditur nga një stuhi e fuqishme, me erëra të forta, reshje të mëdha shiu e breshëri, duke shkaktuar përmbytje.

Mediat ndërkombëtar raportojnë se disa familje kanë mbetur të bllokuara në shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve.

Ndërkohë, breshëri, i cili ka pasur madhësi gati sa një top golfi, ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi në Caravaca de la Cruz. Probleme të mëdha shkaktoi edhe dalja nga shtrati e lumit Argos.

Ndryshimet klimatike, një këmbanë e fortë alarmi!

Stuhi të fuqishme bëhen më të zakonshme

Shkencëtarët paralajmërojnë se një atmosferë më e nxehtë është një atmosferë më e lagësht. Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, duke ndihmuar në prodhimin e reshjeve më intensive dhe stuhive më të forta.

Ndërsa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

Shembulli më i fundit dhe më tragjik është shteti përtej Adriatikut, Italia, ku si pasojë e përmbytjeve të mëdha janë regjistruar disa viktima dhe miliarda euro dëme.

Ndryshimet klimatike po rrisin ekspozimin e Shqipërisë ndaj fatkeqësive natyrore

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një studim të fundit për ndikimet klimatike në ekonominë e Shqipërisë, vuri në dukje se gjatë dy dekadave të fundit, shpeshtësia e fatkeqësive natyrore është rritur me më shumë përmbytje, zjarret etj.

Sipas FMN, gjatë periudhës 1980 – 2021 fatkeqësitë natyrore kanë cënuar jetën dhe pasurinë e 438,000 njerëzve dhe kanë krijuar 802 milionë dollarë dëme.

Shqipëria goditet mesatarisht nga një fatkeqësi natyrore në vit dhe çdo fatkeqësi krijon dëme me rreth 1.3% të PBB-së dhe prek rreth 5,000 në 100,000 banorë.

Shumë rreziqe, pak sigurime

Edhe pse Shqipëria rënditet mes shteteve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, vendi ynë vijon të jetë i fundit në Evropë sa i përket shpezimeve mesatare për frymë për sigurime.

Sikur të mos mjaftonin përmbytjet e përvitshme, zjarret e përhershme, aksidentet me bombolat e gazit që sa vijnë dhe shpeshtohen apo tërmetet tragjike të vitit 2019, shqiptarët vijojnë të jenë të pandërgjegjësuar mbi rëndësinë e të qënurit të siguruar.

Pse nevojitet Sigurimi?

Individët, familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe lënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto “fonde emergjence”.

Për të mbuluar riskun e mospërballimit financiar, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten mekanizmi mbrojtës i stabilitetit ekonomik të bizneseve dhe familjeve. Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesi fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë.

Ndaj apeli ynë është: Sigurohu sot, para se të jetë shumë vonë nesër…

LEXO EDHE: Ofertë që nuk duhet humbur/ Me vetëm një “Like” në Facebook, 10% ulje në Sigurimin e Shtëpisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat