8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në sigurimet e detyrueshme dhe...

Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare/ SIGAL UNIQA ruan pozicionin e liderit në treg

Partneri ideal për ti besuar shëndetin, shtëpinë, biznesin, automjetin e çdo gjë tjetër me vlerë.

Kjo fjali i përshtatet më së miri kompanisë së sigurimit SIGAL UNIQA Group Austria, e cila në mbi 24 vite aktivitet, në një terren të vështirë si Shqipëria, ka ditur ti jetë pranë qindra mijëra klientëve të saj në momentet e tyre më të vështira. Atëherë kur ka patur dëme në pronë, në raste sëmundjesh, aksidentesh rrugore, aksidentesh në punë e në shumë ngjarje të tjera me kosto jo vetëm financiare.

Të qënurit gjithmonë pranë klientëve me shërbim profesional, produkte që të tjerët nuk i ofrojnë dhe duke paguar çdo dëm conform ligjeve në fuqi, kanë bërë që edhe sot SIGAL UNIQA Group Austria të mbetet kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Ky fakt vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-prill 2023.

Raporti në fjalë tregon qartë diferencën e SIGAL UNIQA me kompanitë e tjera, si në sigurimet e Jo-Jetës dhe Sigurimet e Jetës, si në Sigurimet e Detyrueshme dhe në Sigurimet Vullnetare.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, ku operojnë 8 kompani, SIGAL UNIQA ze mbi 27% të tregut.

Ndarja e tregut

Edhe sa i përket dëmeve të paguara gjatë 4-mujorit të parë 2023, SIGAL UNIQA rënditet po e para.

Nëse i gjithë tregu, për 4 muaj ka paguar rreth 625 milionë lekë dëme, vetëm SIGAL UNIQA ka paguar mbi 170 milionë lekë.

Dëmet e paguara

Edhe në Sigurimet e Jetës, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria ruan lidershipin në treg, duke zënë 44% të tij, si në primet e shkruara ashtu edhe në dëmet e paguara.

Ndarja e tregut

Dëmet e paguara

Në afro 8 milionë lekë dëmshpërblime të paguara nga 4 kompanitë që operojnë në tregun e Jetës, mbi 3.5 milionë lekë janë paguar nga SIGAL LIFE UNIQA Group Austria.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, sërish SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania më e madhe dhe më e besuar prej shqiptarëve.

Sigurimet e detyrueshme

Sigurimet Vullnetare

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Sigurimet e Pasurisë, shqiptarët i japin sërish vendin e parë SIGAL UNIQA-s

Nëse do të mblidhnim së bashku, tregun e sigurimeve të Jo-Jetës dhe Jetës, ku ushtrojnë aktivitetin 12 kompani, SIGAL UNIQA ze afro 30% të tij duke ruajtur të njëjtin nivel që prej themelimit të saj në shkurt 1999.

MBI 24 VJET HISTORI SUKSESI

E themeluar që në shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” që prej 2007-ës, SIGAL UNIQA Group Austria ka ditur të jetë gjithmonë pranë klientëve përmes produkteve të sigurimit novatore dhe unike për tregun shqiptar dhe rajonal duke ofruar për mbi 1 milion klientët e saj siguri, mbrojtje dhe komoditet maksimal.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2000 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara në afro 24 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kësaj kompanie përballë klientëve.

Për këtë arsye, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë këtij emri jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

 

Web: www.sigal.com.al   

E-mail: [email protected]   

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat