11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEnde e panjohur për shoqërinë/ Vetëm 3% e shqiptarëve shfrytëzojnë skemën që...

Ende e panjohur për shoqërinë/ Vetëm 3% e shqiptarëve shfrytëzojnë skemën që rrit të ardhurat në pleqëri

Skema e pensioneve private po bëhet tërheqëse për qytetarët shqiptarë.

Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti shumë persona kanë zgjedhur të kontribuojnë për të  qenë pjesë e skemës së pensioneve vullnetare private.

Edhe pse njihet pak si skemë dhe shumë njerëz stepen, gjatë periudhës janar-mars  totali i kontributeve ka arritur në vlerën 5.9 miliardë lekë ose 52.69 milionë euro.

Nëse bëjmë një krahasim me fundin e vitit 2022 rritja e aseteve rezulton se ka pësuar një rritje me gati 5%.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private në fund të marsit ishte mbi 37 mijë persona.

LEXO EDHE: Numri i anëtarëve në fondet private të pensionit arrin në mbi 37 mijë, SIGAL UNIQA Fond Pensioni ruan lidershipin në treg

Viti i kaluar pati gjithashtu një ecuri pozitive përsa i përket personave që kanë kontribuar  në skemat e pensioneve private duke u shtuar me 5,500 anëtarë.

Por pavarësisht kësaj tendence pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në skemën e pensioneve private vlerësohet ende e ulët.

Aktualisht në këtë skemë janë më pak se 3% e forcave të punës.

Aktualisht, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe aktorët në treg kanë ndërmarrë disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skemë, ndërhyrjet synojnë  të ulin tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.

Skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur për shoqërinë ndërsa ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave.

Ndër të tjera paratë e investuara në fondet private të pensioneve nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit.

LEXO EDHE: Ulje në tatimin mbi pagën dhe jo vetëm / Ponari shpjegon benefitet e anëtarësimit në një fond pensioni vullnetar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat