19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa të sigurt jemi në punë? Qytetarët: Nuk mban askush përgjegjësi nëse...

Sa të sigurt jemi në punë? Qytetarët: Nuk mban askush përgjegjësi nëse na ndodh diçka

Shumë qytetarë mendojnë se në vendin tonë punonjësit nuk kanë siguri nëse atyre mund tju ndodh ndonjë aksident me pasoojë në jetë.

Eksperti i punësimit Erion Muca shprehet për Ora News se siguria në punë është një ndër problemet reale ku punononjësit ekspozohen përballë rrezikut e në fakt për këtë duhet një kujdes jo vetëm i kompanisë por edhe vetjak.

Dy aksidente me viktima në harkun e një jave në Tiranë dhe Vlorë kanë ngjallur mes qytetarëve shqetësimin për sigurinë në punë.

LEXO EDHE: Rasti i dytë brenda pak ditëve, humb jetën punëtori i ndërtimit në Tiranë

“Ra dje, vdiq burri huaj 50 vjeç. Është fatkeqësi e madhe. Jo, nuk jemi fare të sigurtë. Punojmë për 30-35 mijë lekë. Mezi marrim një ditë në javë pushim. Edhe ajo s’del”, thonë qytetarët për Ora News.

Ka prej tyre që ndajnë qëndrimin se në Shqipëri jeta e punëtorit nuk vlerësohet.

“Jeta është e çmuar, po këtu nuk çmohet. Pajisjet për mbrojtjen e punëtorit nuk i blen ai. Është i pambrojtur, s’ka siguri pune”, tha ai.

Erjon Muça , ekspert i punësimit thotë se për nga numri i humbjes së jetës në krahasim me vendet e tjera është më i ulët kjo si pasojë se shumë nga problemet nuk raportohen.

“Numri i humbjes së jetës në Shqiëpri është shumë i vogël në raport me vendet e tjera. Kjo pasi një pjesë nuk raportohen si aksidente në punë”, thotë ai.

Për Muçën veç punëmarrësit ndërgjegjësim duhet të ketë dhe vetë punonjësi.

“Një pjesë e pasojave nga jetë njerëzish janë nga neglizhencat vetjake të vetë punonjësve”.

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total. Ndërtimi rezulton puna më pak e sigurtë dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish.

SIGURIMI I PUNONJËSVE NGA AKSIDENTET

PËRSE?

  • Sepse PUNONJËSIT JANË FINANCIARISHT TË BRISHTË!
  • Sepse AKSIDENTET NDODHIN!
  • Sepse MBULIME TË TJERA MUND TË MOS MJAFTOJNË!

Sigurimi nga aksidentet i punonjësve është një mënyrë nëpërmjet së cilës kompanitë/bizneset të garantojnë mbrojtjen financiare të punonjësve dhe të përballojnë rritjen e shpenzimeve për shkak të planeve mjekësore të shumfishta të punonjësve të tyre sot.

Ky sigurim mund të bëhet dhe është i disponueshëm për të gjithë punonjësit, duke mundësuar dhe lejuar ofrimin ndaj punonjësve të një pakete përfitimesh gjithëpërfshirëse, duke mbrojtur në të njëjtën kohë mirëqenien financiare të kompanisë/biznesit.

Paketa e përfitimeve do të shërbejë gjithashtu, si një e ardhur shtesë për punonjësit, duke i ndihmuar ata me shpenzimet mjekësore që përndryshe do të duhet t’i paguajnë nga xhepi.

ÇFARË MBULON KY SIGURIM:

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

MËSO MË SHUMË NË:

https://sigal.com.al/shendet-dhe…/sigurimi-nga-aksidentet/

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat