11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNumri i anëtarëve në fondet private të pensionit arrin në mbi 37...

Numri i anëtarëve në fondet private të pensionit arrin në mbi 37 mijë, SIGAL UNIQA Fond Pensioni ruan lidershipin në treg

Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 37,060 anëtarë.

Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 1.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja e numrit të anëtarëve ka arritur në 7.2%.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 5.97 miliardë lekë, në rritje me 4.7% që nga fillimi i vitit dhe me 22.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por për nga vlera e aseteve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

Deri në fund të 3-mujorit të parë 2023, në treg ishin aktive pesë fonde pensionesh private, me SIGAL UNIQA Fond Pensioni që vijon lidere në treg sa i përket aseteve neto, 43.43% të totalit.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme, por mbi një bazë të ulët ndërsa depërtimi i këtyre skemave ngelet ende shumë i ulët.

Vetëm 2.7% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend po kontribuojnë për një pension privat, shifër që tregon një nivel ende shumë të ulët.

LEXO EDHE: Ponari: Kolonat private janë zgjidhja afatgjatë e problemit të pensioneve

Projektligji i ri për fondet private të pensioneve, që pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Shqipërisë, synon t’i bëjë pensionet private më tërheqëse. Ai parashikon rritjen e përjashtimit nga taksat si për kontributet e punëmarrësve, ashtu edhe për ato të punëdhënësve.

Megjithatë, shoqëritë administruese të fondeve kanë kërkuar më shumë incentiva si dhe përjashtimin e plotë të përfitimit nga pensioni privat prej tatimit, duke përfshirë edhe edhe pjesën e kthimit nga investimi.

LEXO EDHE: “Të hiqet tatimi 15% mbi pensionet private”/ Hasa: Paralizon tregun dhe dekurajon qytetarët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat