Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në projeksionet e majit, pret që ekonomia e Shqipërisë të rritet me 2.5% më 2023, duke e lëne të pandryshuar parashikimin e shkurtit të këtij viti.
Vitin që vjen ritmet e rritjes pritet të përshpejtohen në 3.3%.
Parashikimet e BERZH mbulojnë vendet në zhvillim në tre kontinente.
Ekonomia e këtyre vendeve pritet të zgjerohet me 2.2% në vitin 2023, pak më ulet se 2.3 % nga parashikimi i shkurtit.
Rritja pritet të përshpejtohet në 3.4% në vitin 2024 (nga parashikimi prej 3.3% në shkurt), ndërsa presionet inflacioniste po ulen gradualisht.
Prodhimi në Ballkanin Perëndimor parashikohet të rritet me një normë prej 2.2% me 2023, pavarësisht presioneve inflacioniste dhe një perspektive të ndrydhur në ekonomitë e përparuara të Europës.