11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreDita Botërore e Zemrës/ "Jetë Plus", siguracioni që ju mbron organin më...

Dita Botërore e Zemrës/ “Jetë Plus”, siguracioni që ju mbron organin më jetik

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës organizojnë Ditën Botërore të Zemrës.

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit vdesin më shumë njerëz nga SKV-të, sesa nga çdo sëmundje tjetër.

STATISTIKA BOTËRORE

18 milionë njerëz në botë vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare (SKV)

Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit, 23 milionë njerëz në botë të vdesin nga SKV-të.

Më shumë se 3\4 e vdekjeve nga SKV-të ndodhin në vendet me nivel ekonomik të ulët dhe të mesëm.

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme dhe shumë prej tyre mund të Të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme nga SKV-të mund të parandalohen apo shmangen, duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve siç janë përdorimi i duhanit, alkoolit, kripës, inaktiviteti fizik apo sedentarizmi, si dhe rritja e presionit të gjakut.

Individët të cilët janë me SKV, apo janë në rrezik të lartë për SKV (si pasojë e pranisë së një apo më shumë faktorëve të rrezikut si HTA, diabet, hiperlipidemi) kanë nevojë për një diagnostikim dhe menaxhim sa më të hershëm të tyre nga ana e mjekut.

Për sa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor rreziku i SKV-ve është presioni i lartë i gjakut, të cilit i atribuohet 13 % e vdekjeve globale, ndjekur nga përdorimi i duhanit 9 %, sheqeri i ngritur i gjakut 6%, pasiviteti fizik 6 % dhe mbipesha e obeziteti 5%.

SHQIPËRIA

Edhe dhe në vendin tonë shkaku kryesor i vdekjeve janë sëmundjet kardiovaskulare dhe kryesisht ataku kardiak.

Duhanpirja, jeta sedentare, mënyra e të ushqyerit, janë shkaqet kryesore.

Mos pi duhan, merru me aktivitet. Dy orë në javë aktivitet sportiv i moderuar na ndihmon shumë.

Një person që vuan me hipertension duhet ta mjekojë atë.

Dhimbja e kokës, takikardia, skuqja në fytyrë janë disa prej simptomave.

Yndyrat e larta janë rrezik që duhen trajtuar dhe çdo person mbi 20 vjeç duhet të kontrollojë yndyrat në gjak.

Nisur nga kjo situatë, e cila shoqërohet edhe me kosto të larta financiare për pacientin dhe familjarët e tij, SIGAL UNIQA Group Austria solli për tregun e sigurimeve siguracioni “Jetë Plus”, i cili ju mundëson të merrni shërbimet mjekësore në spitalet më të mira jashtë Shqipërisë.

Me mbulim deri në 1 milion euro në vit ose 2 milionë euro gjatë gjithë jetës, sigurimi “Jetë Plus” ju mbulon shpenzimet për diagostikimin, konfirmimin e diagnozës dhe trajtimin në spitalet që zgjedh vetë pacienti.

Çfarë sëmundjesh mbulon ky sigurim?

“Jetë Plus” mbulon sëmundje si:

• Tumoret Malinje (kancer)
• Ndërhyryjet kirurgjikale në zemër
• Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
• Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore
• Transplantet nga një dhurues i gjallë”.

Sa kushton?

Çmimi për këtë sigurim është 31,000 lekë të rinj për personat e rritur dhe 20,000 lekë për të miturit.

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Prandaj është e rëndësishme që ti paraprijmë rreziqeve. Siguro Shëndetin me “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat