9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIlaçet i shkaktuan probleme, gruaja tenton të djegë farmacinë në Tiranë

Ilaçet i shkaktuan probleme, gruaja tenton të djegë farmacinë në Tiranë

Një 37-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi t’i vinte flakën një farmacie në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Nga pamjet filmike të publikuara nga policia, shihet 37-vjeçarja teksa spërkat me benzinë farmacinë në kryeqytet. Pretendimi i gruas për veprimin e kryer ishte se ilaçet e blera në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja: M. K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nag veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore”, njofton policia.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat