Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në raportin e publikuar një ditë më parë mbi tregun e Sigurimeve për periudhën Janar-Gusht 2021, njofton se të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2021 kapën vlerën 12,674 milionë lekë, ose 19.28% më shumë se në janar-gusht 2020.
Sipa sraportit, gjatë periudhës janar-gusht 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 745,033 me një rritje prej 22.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.68% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.13% ndërsa nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.08% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.92% të totalit të tregut.
Sipas AMF, dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-gusht 2021 kapën vlerën 2,647 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 39.68% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dëmet motorike zenë 62,81% të totalit, ndjekur nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me 26.91% dhe Aksidente dhe Shëndeti me 9.65%.
Sa i përket kompanive të Sigurimit, SIGAL UNIQA Group Austria vazhdon të ruajë vendin e parë as i përket dëmeve të paguara me 27,63% e duke lënë pas Sigma dhe Albsig me 15,1% dhe 12.29%.