Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Beograd, ku në një shkollë kanë humbur jetën 9 persona.
Mediat serbe bëjnë me dije se një nxënës i klasës së shtatë “Vladislav Ribnikar”, ka vrarë 9 persona, 8 nxënës dhe rojen.
Nga kjo ngjarja ka edhe të plagosur, ku mes tyre edhe një mësuese. Mësuesja dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Dyshohet se personi që ka kryer masakrën ka qenë në ndikimin e lëndëve narkotike.
Policia arrestoi sulmuesin, i cili ka vrarë 9 persona. Dyshohet se armën që kreu ngjarjen autori e ka marrë nga babai.