Raporti i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka zbardhur edhe më shumë detaje mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në vend përgjatë periudhës janar-mars 2023.
Mes luhatjeve pozitive të shifrave, krahasuar me një vit më parë, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania që gëzon besimin e qytetarëve.
SIGAL UNIQA ka pësuar rritje të konsiderueshme edhe përsa i përket produktit Aksidente dhe Shëndet, përkthyer në shifra 44.45% të tregut në total.
Gjithashtu edhe përsa i përket dëmeve të paguara përgjatë tremujorit të parë të vitit 2023, janë të një përqindje të lartë. SIGAL ka paguar 49.02% të totalit, duke u bërë kompania e vetme që ka rrëmbyer thujse gjysmën e tregut në Shqipëri.
Ajo për çfarë një individ ka më shumë nevojë në ditët e sotme është siguria shëndetësore, më shërbime të specializuara brenda vendit por pse jo edhe jashtë tij. Shifrat e mësipërme e tregojnë qartë se SIGAL UNIQA Group Austria edhe në këtë rast ka një besueshmëri të lartë nga klientët e saj dhe kjo që është arritur vetëm nga puna e palodhur dhe korrektesa ndaj kërkesës.
Me 24 vite eksperiencë, sot lehtësisht mund të gjesh veten në mjaft produkte të tjera premtuese si Jetë Plus, Teleshëndet apo risia më e fundit Sigurimi Anti-Tumor.
Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria!