15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRikthehet fenomeni "El Nino", temperaturat globale pësojnë rritje të ndjeshme

Rikthehet fenomeni “El Nino”, temperaturat globale pësojnë rritje të ndjeshme

Ekspertët e klimës parashikojnë një rritje rekord të temperaturave mesatare në glob. Fenomeni, i njohur ndryshe dhe si El Nino pritet të ndodhë gjatë vitet 2023 ose 2024 ku globi do të ngrohet me një ose 1 dy gradë, nga 1. 2 që është aktualisht.

Tempraturat mesatare në botë pritet të thyejë rekord të ri gjatë vitit 2023 ose 2024. Shkencëtarët e klimës dhanë paralajmërimin, duke evidentuar si faktor nxitës ndryshimet klimatike dhe rikthimn e fenomenit të motit “El Nino”, ku temperatura mesatare globale mund të rritet me 1 ose 2 gradë celcius.

“Faza El Nino” është e lidhur me temperaturat e thyerjes së rekordeve në nivel global. Kjo pritet të ndodhë në 2023 ose 2024, por ende nuk dihet, tha Carlo Buontempo, drejtor i Copernicus Climate të BE-së.

Rikthimi i fenomenit El Nino pas 3 vjetësh do të ndodhë në Oqeanin Paqësor, ku fillimisht temperaturat globale ulen, e më pas rikthehet I nxehti. Po ashtu erërat që fryjnë nga perëndimi përgjatë ekuadorit ngadalësohen dhe uji i ngrohtë shtyhet drejt lindjes, duke krijuar temperatura më të ngrohta të sipërfaqes së oqeanit.

Viti më i nxehtë në botë i regjistruar deri më tani është në 2016, që përkon me një El Nino të fortë.

Tetë vitet e fundit ishin tetë vitet më të nxehta të regjistruara në botë – duke reflektuar prirjen afatgjatë të ngrohjes të nxitur nga emetimet e gazeve serrë.Kjo rritje ndikon direkt në ndryshimet klimatike, duke rëndë dëmtuar ekosistemin. Në raportin e BE-së Copernicus, viti 2022 rezultoi si një ndër pesë vitet më të nxehta që arriti temperature rekdor në botë. Temperatura mesatare globale në botë është tani 1.2C, e pavarësisht tentativavëe për ulejen e emetimeve globale kjo shifër rrezikon të rritet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat