Unë, mua, ne;
Shpesh;
Në mënyrë efikase;
Me zell;
Tërësisht;
Shpejt.

Menaxherët e Burimeve Njerëzore e dinë se personi, përvoja e të cilit përshkruhet në CV-në tuaj jeni ju. Përemrat si “unë”, “mua” dhe “ne” janë të tepërt.

Kur bëhet fjalë për ndajfoljet e mësipërme, si “tërësisht” dhe “shpejt”, ata e lënë lexuesin të pyesë veten, ku është prova?

Nëse thoni se keni bërë diçka me efikasitet ose me zell, çfarë bëtë konkretisht?”, thotë Octavia Goredema, trajnere karriere dhe autore e “PREP, PUSH, PIVOT”.

A keni krijuar një proces pune, që përgjysmoi kohën që ju desh juve dhe ekipit tuaj për të përfunduar një projekt? A keni qenë në gjendje të tejkaloni vazhdimisht qëllimet tuaja?

Çfarëdo që të keni arritur, gjeni mënyra të matshme për ta përshkruar atë, për të dhënë një ndjenjë të qartë dhe të fuqishme të suksesit tuaj në punë. / CNBC