16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFitimi i sektorit bankar, në rritje edhe për dy muajt e parë...

Fitimi i sektorit bankar, në rritje edhe për dy muajt e parë të 2023

Fitimi i sektorit bankar po rritet edhe në muajt e parë të vitit 2023.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për periudhën janar-shkurt fitimi neto i sistemit arriti në 5.3 miliardë lekë, në rritje me 128% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ky është rezultati më i lartë për periudhën dymujore që prej vitit 2015.

Rritja e fitimit ka sjellë një përmirësim të dukshëm edhe në treguesit e rentabilitetit. Kthimi nga kapitali i sektorit, i mesatarizuar me bazë vjetore, u rrit në 17.01%, nga 7.86% që kishte për janarin e vitit të kaluar. Ndërsa kthimi nga aktivet u rrit në 2.01%, nga 0.9% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Kthimi nga kapitali dhe kthimi nga aktivet kanw arritur nivelin mw tw lartw nw katwr vitet e fundit.

Këto të dhëna bazohen në standardet e raportimit sipas kërkesave të Bankës së Shqipërisë dhe kanë kryesisht një vlerë orientuese për tendencën e performancës së sistemit. Standarde ligjore të raportimit për bankat janë Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), por ato janë të disponueshme vetëm me bazë tremujore.

Shifrat e deritanishme tregojnë se fitimi i bankave po rritet, në inercinë e rezultatit pozitiv të vitit të kaluar. Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në fazën e parë, ashtu siç pritej, ka pasur një ndikim pozitiv në performëncën e bankave, duke zgjeruar rezultatin neto nga interesat.

Rritja e yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë ka rritur të ardhurat nga interesat, qoftë për portofolin e investimeve direkte të bankave, ashtu edhe për kreditë me interesa të ndryshueshme në lekë, që kuotohen mbi ecurinë e yield-eve të bonove. Një efekt të ngjashëm pozitiv ka dhënë edhe rritja e euriborit, që ka zgjeruar të ardhurat nga interesat për portofolin e kredisë në euro.

Nga ana tjetër, edhe cilësia e portofolit të kredisë për momentin nuk po jep ndikim negativ mbi rezultatin financiar, megjithë pritshmëritë për një përkeqësim të këtij treguesi.

Në muajin shkurt, raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në 5.16%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Kreditë me probleme janë një indikator kyç për performancën financiare të sektorit bankar, sepse ato përcaktojnë shpenzimet për provigjione.

Por, deri tani, rritja ka rezultuar shumë e lehtë dhe pa një ndikim të rëndësishëm në rezultatin financiar të sektorit, shkruan revista “Monitor”.

Burimi: Banka e Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat