COVID-19 është kthyer në një nga tre shkaqet kryesore të vdekjes në Australi në vitin 2022, duke u renditor përpara goditjeve në tru, kancerin e mushkërive dhe zorrës së trashë, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabeti, sipas një studimi të fundit nga Instituti i Aktuarëve.
Sipas kësaj analize, numri i australianëve që vdiqën nga COVID-19 në 2022 u rrit në 10,300, që ishte 7.5 herë më shumë se 1,400 vdekjet nga COVID-19 të regjistruara për vitin 2021. Gjetjet bazohen në Statistikat e Përkohshme të Vdekshmërisë për vitin 2022 të publikuara nga Byroja Australiane e Statistikave. Kjo analizë tregon ndikimin shqetësues që COVID1-9 pati në Australi gjatë vitit 2022. Në hapësirën e vetëm një viti, numri i vdekjeve u rrit ndjeshëm në vend.