Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve praprake mësohet se një automjet ka përplasur një 14-vjeçar në rrugën mes shkollave “Luigj Gurakuqi” dhe “Abdyl Paralloi”.
Menjëherë i mituri është nisur drejt spitalit të Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.