“Shëndeti vjen i pari”.
Kjo është një shprehje që e dëgjojmë shpesh dhe që tregon mbi rëndësinë që ka shëndeti për njeriun.
Mjekësia ka marrë një hov shumë të madh duke arritur shkallën më të lartë të zhvillimit në të gjitha fushat e saj, duke filluar nga diagnostfikimi e deri te shërimi i sëmundjeve të shumta, madje edhe ato të rënda.
Por ky zhvillim mbart edhe kosto të larta financiare, shpeshherë të papërballueshme për shumicën e qytetarëve.
Për këtë arsye Sigurimi Privat i Shëndetit, i ofruar nga kompanitë e sigurimit, mund të jetë një ndihmesë e rëndësishme për të përballuar këto fatura.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve, përveç produkteve unike në treg, dëshiron që çdo përvojë e juaja me kompaninë të jetë e mbushur me privilegje dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë tuaja.
Për këtë arsye, kompania ofron produktet më të mira dhe novatore.
SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi shëndetësor, individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve duke nisur nga check up-i rutinë vjetor; trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, si dhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private brenda Shqipërisë.
Një prej tyre është edhe Karta Standard, e cila ofron këto mbulime:
- Deri në 50,000 Euro
Zona e mbulimit: Shqipëri
2. Kujdes parandalues
(Check Up në klinikat private në Shqipëri)
3. Diagnostikim
(Çdo ekzaminim mjekësor, që rekomandon një mjek specialist për të identifikuar një diagnozë)
4. Trajtim mjekësor
(Çdo nderhyrje kirugjikale apo shtrim në spital si edhe seancat me kemioterapi, radioterapi në rast sëmundje malinje)
5. Kujdes për shikimin
(Vizitë për sytë FALAS dhe xhama e lente optike me zbritje)
6. Shtatzania
(Përfito deri në 50% zbritje duke aktivizuar kartën Teleshëndet)
7. Kujdesi për dhëmbët
(vizitë për dhëmbët FALAS dhe higjenizim me zbritje)
8. Rehabilitim me fizioterapi
(seanca fizioterapie pas një sëmundje të rëndë apo një aksident)
9. TeleShëndet
(Komuniko me mjekun 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, nëpërmjet aplikacionit Teleshëndet)