4.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAmbasadori i ri i SHBA: Ja prioritetet e mia në Shqipëri

Ambasadori i ri i SHBA: Ja prioritetet e mia në Shqipëri

David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Joe Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador.

“Do të vazhdoj punën për forcimin e institucioneve demokratike dhe gjyqësore. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian”.

Prioritetet i parashtroi këtë të Enjte përpara Komisionit të Punëve të Jashtme të Senatit. Vend të rëndësishëm në listën e prioriteteve ka edhe mbrojtjen kibernetike.

“Do të forcoj partneritetin në fushën e mbrojtjes. Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë në 2022 treguan nevojën për të investuar në infrastrukturën e mbrojtjes dhe trajnimit”.

Vlerësim të veçantë ka për rolin e Shqipërisë si partnere e NATO-s dhe veçanërisht për kontributin që ka dhënë krahas aleatëve perëndimorë për dënimin e sulmit rus në Ukrainë.

“Në mënyrë mjaft domethënëse si një prej anëtarëve të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit dhe bashkëpendëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për rezoluta që trajtojnë çështje që kanë të bëjnë me sulmin rus në Ukrainë, Shqipëria ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për përpjekjet tona diplomatike në Nju Jork dhe gjithë botën, për të sjellë në vëmendje, për të mbështetur Ukrainën dhe për të dënuar Rusinë”.

Si diplomat, Kostelancik ka një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer edhe më parë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, në vitet 1992-1994 si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur në vendin tonë.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat