10.5 C
Tirana
Tuesday, March 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijon rritja e depozitave në euro, në fund të shkurtit arriti në...

Vijon rritja e depozitave në euro, në fund të shkurtit arriti në pothuajse 6.4 miliardë

Rritja e depozitave në euro nuk është ndalur as në muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shkurt totali i depozitave bankare në monedhën europiane arriti në pothuajse 6.4 miliardë euro.

Ndërkohë që depozitat në total dhe veçanërisht ato në lekë për muajin shkurt pësuan një rënie të fortë, depozitat në euro u shtuan me 17 milionë euro krahasuar me janarin dhe me 80 milionë euro që nga fillimi i vitit.

Krahasuar me një vit më parë, depozitat në euro rezultojnë në rritje me 16.5%, duke konfirmuar ritme të rritjes shumë më të larta krahasuar me depozitat në monedhën vendase. Në periudhën pas pandemisë, depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar janë rritur me rreth 45%.

Risia në strukturën e depozitave gjatë muajve të fundit është një rritje në segmentin e depozitave me afat. Rritja e normave të interesit ka bërë që gradualisht depozituesit të vendosin më shumë fonde në depozita me afat. Struktura e depozitave në euro vazhdon të dominohet nga individët, me rreth 74% të totalit.

Rritja e vazhdueshme e depozitave në euro dëshmon rritjen e prurjeve valutore në ekonominë shqiptare.

Sektori i turizmit po jep kontribut në rritje dhe bilanci neto i të ardhurave vitin e kaluar arriti vlerën rekord prej 1.07 miliardë eurosh, në rritje vjetore me 27.3%, ndërsa remitancat për vitin 2022 arritën në 834 milionë euro, në rritje me 9.6% krahasuar me vitin 2021.

Investimet e huaja direkte shënuan një rekord të ri historik dhe arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë.

LEXO EDHE1.3 mld euro investime të huaja gjatë 2022, ja sektorët kryesorë

Përveç prurjeve të dokumentuara nga statistikat zyrtare, vlerësohet se një rol të rëndësishëm në rritjen e prurjeve valutore në ekonomi kanë edhe aktivitetet informale dhe ato të jashtëligjshme.

Efektet e prurjeve të larta valutore në ekonominë shqiptare po shfaqen gjithnjë e më të forta edhe në kursin e këmbimit valutor. Në fund të vitit 2022 euro preku nivelin më të ulët historik, në vlerën e 112.83 lekëve, ndërsa në fundin e tremujorit të parë të këtij viti po i afrohet shumë këtyre niveleve, shkruan “Monitor”.

LEXO EDHE: Pranë niveleve më të ulëta për vitin 2023, Euro bie përsëri poshtë 114 lekëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat