14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshe nga bursat ndërkombëtare/ Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet e karburanteve

Ndryshe nga bursat ndërkombëtare/ Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet e karburanteve

Pak ditë pasi e uli, Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë sërish çmimin e naftës. Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet me 187 lekë për litër, nga 182 lekë që ishte më parë.

Benzina ka shënuar një rritje më të lehtë dhe do të tregtohet me 185 lekë/litër, nga 182 lekë që ishte deri tani.

 

Në bursat ndërkombëtare nafta ka shënuar një rritje të lehtë, duke u tregtuar me 77 dollarë për fuçi, por mbetet në nivelet më të ulëta prej tetorit 2021. Sipas INSTAT, në tetor 2021, nafta tregtohej në vend me 175 lekë për litër, ose 12 lekë më pak sesa sot.

Që prej marsit të vitit 2022, çmimet tavan të naftës, benzinës e gazit vendosen nga Bordi i transparencës i krijuar nga qeveria, por aktorët e tregut janë ankuar vazhdimisht se ndërhyrjet e Bordit i kanë mbajtur çmimet artificialisht më të larta, pasi nuk u krijojnë mundësi operatorëve që të manovrojnë me luhatjet e çmimeve në bursa.

 

Njoftimi i Bordit:

 

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 23 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 22.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 850, +75 nga data 15.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 760, +39 nga data 15.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 106.63 (-1.65 nga data 15.03.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat