11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i Sigurimeve/ "UNIQA Macedonia" ndjek trendet dhe parashikimet botërore

Tregu i Sigurimeve/ “UNIQA Macedonia” ndjek trendet dhe parashikimet botërore

Rimëkëmbja e ekonomisë botërore pas ndikimit të pandemisë Covid pati një efekt stimulues dhe stimuloi rritjen e biznesit të sigurimeve. Disa nga kompanitë e sigurimeve që kishin rezultate negative po përpiqen të përdorin këtë vrull për t’u kthyer në pozicionet e tyre para pandemisë.
Ato që në stabilitet e kanë “kapërcyer” periudhën e krizës, besojnë se morën erë shtesë në vela për të arritur rezultate edhe më të mira.
Grupi austriak i sigurimeve “UNIQA” disa tremujorë më parë me rezultatet e tij konfirmon se pandemia nuk është pengesë për funksionimin e tyre të suksesshëm. Përkundrazi, ata prezantuan programin ambicioz të rritjes “UNIQA 3.0 – Formësojmë të Ardhmen” i cili filloi të realizohet këtë vit.
Dy përfaqësuesit në Maqedoninë e Veriut, “UNIQA SHA” dhe “UNIQA Life”, iu përgjigjën sfidës në mënyrë të përshtatshme dhe me rezultatet e tyre janë një nga degët më të suksesshme të grupit përsa i përket rritjes.
Meritë e lartë i takon Kryetarit të Bordit të Drejtorëve, Z. Driton Azizi, i cili me ekipin e tij arriti ta bëjë “UNIQA SHA” një lider në sektorin e sigurimit të automjeteve, klasë e sigurimeve e cila për shkak të llojit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve sjell më së shumti prime për kompanitë e sigurimeve.
Të qëndrosh në majë është më e vështirë sesa të arrish në të dhe pa dyshim kërkon vazhdimësi dhe rritje. Me një prim shtesë prej 60 milion denarë në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2020, “UNIQA SHA” ka realizuar gjithsej 283.7 milion denarë prim bruto nga policat e autopërgjegjësisë dhe kartonit jeshil, e cila pas saj ka edhe një tremujor tjetër si kompani udhëheqëse në këtë sektorë.
Departamenti i analizës i gjigantit zviceran të (ri)sigurimeve “Swiss Re” parashikon që sigurimi i automjeteve do të vazhdojë të jetë klasa dominuese e sigurimeve, por sigurimi i pronës ka potencialin më të madh për rritje në nivel global.
Rezultati i “UNIQA SHA” në fund të tremujorit të dytë është një tregues se politikat e menaxhimit të z. Azizi i ndjekin trendet dhe parashikimet botërore. Në gjashtë muajt e fundit, “UNIQA SHA” formësojë një të ardhme të sigurt në sektorin e pronës duke regjistruar pothuajse katër herë më shumë prim bruto prej 81 milion denarë (6M2020: 21 milion denarë) nga policat e klasës 8 (Sigurimi i pronës nga zjarri) dhe pothuajse dy herë më shumë, 52.8 milion denarë (6M2020: 28 milion denarë) nga policat e klasës 9 (Sigurime të tjera të pronës). Në këtë mënyrë, është arritur rritja më e lartë e tregut në dy klasat individualisht.
Përfaqësuesi i dytë i grupit austriak në Maqedoni, “UNIQA Life”, përfundoi gjysmën e parë të vitit me shifra pozitive. Drejtoresha Aleksandra Shkëmbi Antovska edhe një herë e arsyetoi çmimin nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri- Perëndimore për një biznes të suksesshëm të udhëhequr nga një grua.
Biznesi i “UNIQA” në fushën e sigurimit të jetës të udhëhequr nga ajo dhe ekipi i saj pati rritje në primin e shkruar bruto prej 111.4 miliardë denarë (6M2020: 80.3 miliardë denarë), si dhe në numrin e kontratave të lidhura 6,037 (6M2020: 4,328). Ky është një pasqyrim i rolit të tyre dominues në fushën e sigurimeve bankare, ku “UNIQA Life” ka lidhur më shumë kontrata të sigurimit të jetës sesa të gjitha kompanitë e tjera të sigurimeve së bashku (60% e tregut), një shifër që fiton edhe më shumë peshë nëse e dimë se tendenca është që bankat të bëhen kanali dominues i shitjeve të sigurimeve të jetës.
Të gjithë këta tregues tregojnë se një nga motot e grupit “Mendo për të ardhmen, mendo UNIQA” për klientët nuk është vetëm një thënie, por edhe një garanci për një të ardhme të sigurt dhe të frytshme të formësuar me UNIQA 3.0.

Shoqëria e sigurimeve UNIQA A.D  Shkup është në pronësi të kompanisë austriake të sigurimeve UNIQA Insurance Group, lider në tregun e sigurimeve në Europën Qëndrore dhe atë Juglindore.

Në Maqedoninë e Veriut, UNIQA A.D Shkup është një pasues ligjor dhe tregtar i Sigal A.D Shkup, i themeluar si degë e SIGAL, Shqipëri në vitin 2004.

Ajo ofron produktet e saj në tregun maqedonas që prej vitit 2005.

Në qershor të vitit 2009, dega maqedonase e SIGAL UNIQA Insurance Group ribrendohet në UNIQA A.D Shkup dhe vazhdoi të ofrojë të gjitha format e sigurimeve të jo-jetës duke i shitur nëpërmjet punonjësve të saj në shitje dhe një rrjet të bashkëpunëtorëve të jashtëm – agjentë dhe broker.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat