2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti shkund Greqinë/ Ja forca dhe epiqendra

Tërmeti shkund Greqinë/ Ja forca dhe epiqendra

Një tërmet i fortë ka shkundur pak minuta më parë Greqinë.

Sipas të dhënave, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 110 km në jug-perëndim të Kithira me një thellësi fokale prej 10 km, përcjell Sigurime.Online.

Përveç Greqisë dhe Turqisë, edhe Shqipëria si një vend me aktivitet të lartë sizmik mbetet vazhdimisht e rrezikuar nga tërmetet, përveçse nga katastrofat e tjera natyrore dhe sidomos, përmbytjet.

Sipas vlerësime të FMN, Shqipëria ka një shpeshtësi të katastrofave natyrore prej 0.8 në vit, ndërsa kostoja mesatare dhe mediane për secilën ngjarje vlerësohet përkatësisht sa 0.6% dhe 1.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

LEXO EDHE: “Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

Besohej se tërmeti i vitit 2019 do të sillte reflektim lidhur me mënyrën se si do të administrohej rreziku ekonomik nga katastrofat natyrore. Fatura e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019 u vlerësua në më shumë se 1 miliard euro dhe në pjesën dërrmuese, këto dëme u mbuluan nga programi i rindërtimit, financuar nga buxheti i shtetit dhe donatorë të ndryshëm.

Por, as shteti dhe as qytetarët duket se nuk kanë mësuar shumë nga mësimi i hidhur i tërmetit të 2019, për nevojën e minimizimit të rrezikut financiar nga fatkeqësitë natyrore.

LEXO EDHE: Pyetja 1 milion dollarëshe: “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?”

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat