20.4 C
Tirana
Tuesday, June 2, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohet me zetor, humb jetën 60 vjeçari në Gramsh

Aksidentohet me zetor, humb jetën 60 vjeçari në Gramsh

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Dumberas të Gramshit, pasi ka humbur kontrollin e zetorit të cilin e drejtonte.

Mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë sipër shtetasin me incialet V.B, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“Në fshatin Dumberas, Gramsh, shtetasi V. B., rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin bujqësor tip ‘Zetor’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit shtetasi V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton Policia.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat