4.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet Motorike pësojnë rritje të konsiderueshme nga viti në vit/ Ja çfarë...

Sigurimet Motorike pësojnë rritje të konsiderueshme nga viti në vit/ Ja çfarë preferojnë më shumë qytetarët

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar së fundmi ecurinë e tregut të sigurimeve në vend përgjatë periudhës janar 2023.

Të ardhurat për primet e shkruara bruto përgjatë muajit të parë u rritën me 20.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruhet në raport.

Sigurisht që puna e bërë nga kompanitë e sigurimeve mbetet kolosale, duke gjykuar edhe ngërçin ekonomik global në të cilën po kalojmë, ndërkohë që një vend të rëndësishëm në këtë raport marrin edhe sigurimet motorike.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik gjatë muajit janar 2023 arritën në rreth 955 milionë lekë ose 11.46% më shumë se në janarin e vitit 2022.

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të kryesojë tregun bindshëm me një diferencë të konsiderueshme, duke mbetur si rrjedhojë lidere në tregun e sigurimeve.

Sipas raportit të AMF për muajin janar, SIGAL renditet si e para përsa i përket Sigurimeve Motorike, duke zënë 21.41% e tregut.

Edhe përsa i përket MTPL e Brendshme, SIGAL gëzon besimin dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit  me qytetarët, duke rrëmbyer 20.65% të tregut, 0.8% më shumë se sa në janarin e vitit 2022.

Kartoni Jeshil është gjithashtu një prej produkteve më të rëndësishme dhe për këtë shkak edhe mjaft i preferuar nga shqiptarët, duke i dhënë SIGAL UNIQA një hapësirë prej 24.24% të ndarjes së tregut.

Këto shifra të publikuara së fundmi tregojnë qartë për korrektesën dhe sigurinë që SIGAL UNIQA Group Austria i ka dhënë klientëve të saj përgjatë një karriere të gjatë në tregun shqiptar, plot 24 vite.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat