16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje shiu dhe shtërngata, parashikimi i motit për këtë të hënë

Reshje shiu dhe shtërngata, parashikimi i motit për këtë të hënë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme dhe mot që mund ti përshtatet fare mirë shprehja “as mish as peshk”. Kjo situatë vjenë si pasoj e “mbërthimit” të disa qendrave të presionit të ulët pozicionuara për të gjithë javën mbi rajonin e pellgut të Mesdheut.

Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e nesërme (e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell (kthjellime). Në momentin e vranësirave të dendura; reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por hera-herës, lokalisht dhe në periudha afatshkurtra rrebeshe shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Dita e Martë parashikohet kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura por edhe reshje shiu të dobta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes.

Më pas duke fiiluar nga dita e Mërkurë deri në fund të javës (ditët e Enjte dhe e Premte) moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Përsëri reshjet për këto ditë në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në zonën e Alpeve por edhe në relievet e tjera të larta malore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër parashikohen reshje dëbore kryesisht me intensitet të ulët por lokalisht edhe mesatare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat