17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEksportet e nisin vitin me rritje 20%/ Ja partneri që ju nevojitet...

Eksportet e nisin vitin me rritje 20%/ Ja partneri që ju nevojitet për sigurimin e mallit gjatë transportit, nga çdo rrezik i mundshëm

Tendenca e rritjes se eksporteve ka vijuar edhe ne muajin e parë të këtij viti, e nxitur dhe nga shtrenjtimi i çmimeve.

INSTAT raportoi se në Janar 2023 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 miliardë lekë, duke u rritur me 20,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 4,6 %, në krahasim me Dhjetor 2022.

Importet e mallrave arritën vlerën 58 miliardë lekë, duke u rritur me 5,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me -38,5 %, në krahasim me Dhjetor 2022.

Gjatë muajit Janar 2023, në rritjen e eksporteve prej 20,2 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +3,7 pikë përqindje, dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,6 pikë përqindje.

Rriten eksportet me rajonin, bien me Italinë

Sipas INSTAT, në muajin Janar 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2022 janë: Maqedonia e Veriut (207,5 %), Kosova (31,4 %) dhe Greqia (81,6 %). Ndërsa vendi me të cilin eksportet kanë pasur uljen më të madhe, është: Italia (-4,1 %), Gjermania (-17,7) dhe Kina (-24,2 %).

Në muajin Janar 2023, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Kina (27,4 %), Gjermania (16,2 %) dhe SH.B.A. (67,1 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me Janar 2022 janë: Italia (12,3 %), Turqia (4,4 %) dhe Greqia (7,1 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 57,3 %, të gjithë tregtisë.

Në Janar 2023, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,8 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 48,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,5 %), Turqia (7,2 %) dhe Greqia (7,0 %).

Importet

Gjatë muajit Janar 2023, në rritjen e importeve prej 5,8 %, krahasuar me Janar 2022, kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,1 pikë përqindje, “ Produkte kimike dhe plastike” me +1,8 pikë përqindje dhe “Ushqim, pije, duhan” me +1,3 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet:

“Prodhime druri dhe letre” me -1,0 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,0 pikë përqindje. “Tekstile dhe këpucë” me -0,2 pikë përqindje, shkruan revista “Monitor”,

SIGURIMI I MALLIT NË TRANSPORT NGA SIGAL UNIQA Group Austria

Si çdo gjë tjetër, edhe malli në transport, qoftë për import apo për eksport, rrezikohet nga shumë faktorë, për të cilët nevojitet një mbrojtje paraprake.

Dhe nëse kërkoni një partner serioz dhe të besueshëm që garanton vazhdimësinë e biznesit, për të shmangur humbjet nga rreziqet dhe të papriturat e shumta e te ndryshme gjatë transportit, atëherë atë e gjeni vetëm tek SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, e vemtja kompani në Shqipëri e cila ofron të gjitha klasat e sigurimit.

SIGAL UNIQA Group Austria ka një eksperiencë të gjatë në “Sigurimin e Mallit në Transport”, e cila mbron bizneset nga të gjitha rreziqet e mundshme.

Ky siguracion mbulon transportet me mjete:

  • Tokësore
  • Ajrore
  • Detare

“Sigurimi i Mallit në Transport” nga SIGAL UNIQA bëhet përmes opsioneve që ofrojnë kompanitë simotra në Britaninë e Madhe dhe Europë.

Ky siguracion mbulon të gjitha dëmet ose humbjet fizike të shkaktuara nga çfarëdo ngjarje e paparishikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme.

Biznesi juaj mund të mbulojë edhe humbjet totale dhe avari të pjesëshme të cilat shkaktohen nga:

  • Zjarri, eksplozioni
  • Aksidente të mjeteve të transportit (përplasje, nxjerrje në breg, fundosje, nxjerrje në cektinë, përmbytje, dalje nga binarët)
  • Shpenzimet për shkarkimin e mallit në një port të fatkeqësisë
  • Humbje ose dëmtim i mallit për sakrificën gjatë avarisë së përgjithshme ose hedhje e mallit në det
  • Shpenzime për shpëtimin e ngarkesës
  • Kontributi i mallit në avarinë e përgjithshme
  • Tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja
  • Rënia e ujit mbi bordin e anijes
  • Rënia totale e pakove të veçanta gjatë ngarkim-shkarkimit

Gjitashtu, mund të merren në mbulim edhe humbjet totale dhe avari të pjesëshme në qoftë se shkaktohen nga:

  • Zjarri, eksplozioni;
  • Aksidente të mjeteve të transportit (përplasje, nxjerrje në breg, fundosje, nxjerrje në cektinë, përmbytje, dalje nga binarët)
  • Shpenzimet për shkarkimin e mallit në një port të fatkeqësisë
  • Humbje ose dëmtim i mallit për sakrificën gjatë avarisë së përgjithshme ose hedhje e mallit në det
  • Shpenzime për shpëtimin e ngarkesës i mallit në avarinë e përgjithshme.

Raste dëmesh, të paguara nga SIGAL UNIQA Group Austria

Me Sigurimin në SIGAL UNIQA, në import, biznesi transportues përfiton mospagesën e doganës për siguracionin. Ndërsa nëse zgjidhni të blini CIF (Cost, Insurance and Freight) dhe është në Shqipëri atëherë kursen doganën e mallit dhe duke patur disa transporte ndër vite, përfitimet janë më të mëdha.

CIF është një term që përdoret për transportime detare/oqeanike nënkupton që eksportuesi duhet të paguajë ngarkimin e mallit në anije, si dhe për koston e siguracionit dhe tarifat e transportit për portin e destinacionit.

CIF është një marrëveshje ndërkombëtare midis një blerësi dhe shitësi, në të cilën shitësi ka përgjegjësinë për koston, sigurimin dhe transportin e një dërgese detare ose ujore. … Disa nga këto kosto përfshijnë tarifat për transportin, zhdoganimin e eksportit, detyrimet dhe taksat.

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

ose

e-mail: [email protected]

SIGAL UNIQA Group Austria, Transportojmë të Sigurtë së bashku

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat