Rritja e ekonomisë së Kinës do të ketë një ndikim pozitiv edhe në ekonominë globale përgjatë vitit 2023.
Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, performanca e Kinës ndikon ndjeshëm në pjesën tjetër të botës dhe përmirësimi i saj ka rritur optimizmin në fushat financiare botërore. Për më tepër një aset pozitiv është kthimi i emigrantëve në Kinë përgjatë festës së Vitit të Ri Kinez.
Gjatë festës së Festivalit të Pranverës, 308 milionë udhëtime brenda përbrenda shtetit janë kryer gjatë javës së festive, rreth 90% e shifrës së deklaruar në vitn 2019. Rezervimet e fluturimeve dalëse u rritën me 6.7 herë nga viti 2022. Të ardhurat në arkë përgjatë janarit në Kinë tejkaluan 10 miliardë juanë (1.47 miliardë dollarë), një rekord mujor i të gjitha kohërave.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka rritur parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Kinës në 5.2 për qind dhe deklaroi se vendi mund të jetë kontribuuesi më i madh në rritjen globale në vitin 2023. Kompanitë e huaja si Morgan Stanley dhe Goldman Sachs janë optimiste për ekonominë e Kinës.
Ndërkohë masat e lehtësuara ndaj biznesit kinez knaë dhënë shpresë për ecuri të mëjtejshme. Veçanërisht në fillim të vitit 2023, drejtues nga 21 kompani private kineze shprehën optimizëm për ekonominë vendase. Këto kompani udhëheqin zhvillimin në fushën e teknologjisë, ushqimit, shëndetit, energjisë etj. në Kinë dhe për këtë arsye qëndrimet e tyre janë gjerësisht përfaqësuese.
Këtë vit, pritet që ndërmarrjet e teknologjisë dhe internetit të Kinës t’i nënshtrohen një cikli të ri zhvillimi, i cili do të nxisë krijimin e vendeve të punës dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Një rritje e investimeve të huaja është vënë re edhe në bursën kineze. Investitorët e huaj blenë më shumë bono kineze dhjetorin e kaluar sesa në njëmbëdhjetë muajt e mëparshëm. Përparësitë shkojnë përtej investimeve kineze. Investitorët kanë filluar të kuptojnë se një recesion global mund të jetë i pamundur, pjesërisht për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë të ekonomisë.
Ndërsa rreziqet e inflacionit lindin në tregjet perëndimore, ka një konsensus në rritje se bumi ekonomik i Kinës do të veprojë si mbrojtësi kryesor kundër një krize të mundshme ekonomike globale. Politika e hapjes së Kinës ka joshur më shumë investime të huaja direkte në vend, duke krijuar punësim më të lartë dhe duke integruar ekonominë kineze në tregjet mbarëbotërore. Ky kombinim mund të çlirojë produktivitet që nxit zgjerimin ekonomik; në këtë rast.